Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë ambienteve të televizionit “Top Channel”. Kreu i qeverisë ka dënuar sulmin dhe përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” është shprehur se agresioni kriminal duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” – shkruan Rama.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të natës. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt godinës së televizionit duke lënë të vdekur rojen e objektit 60-vjeçarin Pal Kola.