Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dyshuar si autorë të atentatit teëdeshtuar mesnatën e së shtunës në Elbasan. Apeli ka miratuar shkallën e parë, duke caktuar “arrest me burg, 60 dite” për Arseb Precin, ndërsa per Arben Spaun masa e sigurise eshte caktuar ajo e “arrestit me burg pa afat”.
Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjec akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Në kuadër të operacionit “Inteligjenca” mbrëmjes e së shtunës policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale ndërsa sekuestroi në një mjet tip “BMW”, 3 armë zjarri automatike, dy bidona benzinë dhe një pistoletë.