Presidenti austriak nga Tirana: Shqipëria do të jetë një ditë në BE

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit shqiptar. Van der Bellen ka folur edhe lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti austriak u shpreh se nuk sheh asnjë problem në rrugëtimin e Shqipërisë, pasi sipas tij, vendi ynë është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave. Ai u ndal edhe tek pasaportat e arta, nismë që tashmë është pezulluar me dakordësinë e BE deri në një vendim nga gjykata. Presidenti austriak tha se shpreson që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane.

Pjesë nga fjala e tij: “Jam i lumtur që ndodhem sot në Shqipëri, faleminderit zoti president për këtë mirëpritje e miqësi kaq të madhe.  Vizita ime është në kuadër të një marrëdhënie historike që bazohen kryesisht me shpalljen e pavarësisë, biseduam me Begajn se si mund ta risim bashkëpunimin me dy vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është aktive prej 30 vitesh në Shqipëri dhe është tepër e rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, aktualisht dy ministrat e vendit po bashkëpunojnë për të rritur shtetin e së drejtës. Një bashkëpunim mjaft të mirë kemi dhe në fushën e arsimit, jam i lumtur të vizitoja shkollën austriake dje në Shkodër e cila gëzon reputacion të lartë dhe në Austri, mbështesim dhe këtu Shqipërinë dhe forcon ofertën me punonjës të mirëkualifikuar. Shqipëria do jetë një ditë në BE, nuk do zgjasë më shumë se bisedimet e atëhershme për Austrinë.

Procesi i anëtarësimit është shumë i gjatë. Austria në atë kohë ka pasur negociata të shpejta, 4 apo 5 vjet. Sa i përket Shqipërisë kemi kohë që i mbështesim, duhet t’i mbështesim edhe më shpejt. Më duket interesante që ministri i jashtëm, duhet për tu marrë shembull. Thotë ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je.

Një temë kritike është Kosova dhe Serbia pas eksperiencës me Qipron. BE do ketë rregulla të qarta. Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira. Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *