Një 35-vjeçar, i cili po përpiqej që t’i shprehte dashurinë Kylie Jenner-it u arrestua në rezidencën e saj. Ai nuk pranoi që të largohej derisa të kishte një shans për të parë Kylie ballë për ballë, gjë që çoi në arrestimin e tij.
Megjithëse Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia.
Kujtojmë se Kylie mori një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hynte në shtëpinë e saj.
Gjykata urdhëroi 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme.
Kylie i tha gjyqtarit, se ai kishte vënë në rrezik jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.
/Priza.al/