Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi i vodhi çantën e dorës një vajze të mitur. Pamjet fimike tregojnë momentin kur e ndjek nga pas, i merr çantën dhe largohet me vrap.
Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari S.K., banues në Berat, rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.
Çanta që i mori vajzës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ai.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.