Disa orë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë një nga punonjësit e sigurë, pas sulmit tek Top Chanel, është bërë vriale fotoja e viktimës brenda pak minutave në mediat shqiptare. Personi në foton e mëposhtme është 60-vjeçari Pal Kola, i cili humbi jetën gjatë sulmit me armë zjarri.
Kola, një qytetar i thjeshtë me të ardhura mesatare kishte 6 muaj që kishte filluar punë si roje në Top Channel. Ai ishte baba i tre fëmijëve.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ku persona ende të paidentifikuar, u afruan me një automjet tip ‘Range Rover’ ma targa të vjedhura dhe hapën zjarr në drejtim të Top Channel. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa një nga plumbat ka përfunduar në trupin e punonjësit, duke i marrë jetën.