Ditën e sotme forcat RENEA, i kanë kontrolluar banesën reperit Cllevio, emri i së cilit është Kleviol Ahmeti. Ai është një nga personat që dyshohet se është përfshirë në sulmin e ndodhur në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
Raportime zyrtare nuk ka ende, por në një video që ka publikuar vetë Ahmeti në rrjetet sociale, dëgjohet duke rrëfyer se forcat RENEA i kanë kontrolluar banesën gjatë natës. Ky kontroll nuk vjen më kot, pasi reperi u pa mbrëmjen e djeshme në vendngjarje, si dhe e ka përmendur median në një këngë të tijën.
‘Top Channel kape lajmin’– thotë Cllevio në një këngë.
Nuk dihet nëse ajo ishte një paralajmërim për ngjarjen që ndodhi.