Robert Aliaj reagon ashpër ndaj situatës Lorenc-Keisi: U shit si mik i familjes dhe doli…

Babai i Kristit, Robert Aliaj ka folur në lidhje me situatat e krijuara në Big Brother Vip 2 dhe për deklaratën e Lorencit se ka qenë i lidhur më Keisin.

Së fundmi, gjatë një interviste Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit.

“Ata të dy që ­ça nuk bënë pas kurrizit dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi nuk tregoi asnjë ndjesi në lidhje me Keisin, ai tregoi që është shumë i sjellshëm dhe elegant. Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh, dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë. U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”, tha Roberti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *