Zgjedhjet e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidon në 10 bashki

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, pas PS dhe LSI edhe Nisma Thurje ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zjgedhjeve listën me kandidatët për këshillat bashkiakë. Kryetari i kësaj force politike Endri Sahabani bëri me dije se Nisma Thurje do të kandidojë për këshillat bashkiakë në 10 bashki të vendit.

“Do të garojmë për këshillat bashkiakë në Elbasan Përrenjas, Kukës, Tropojë, Kurbin dhe Mirditë, Klos dhe Mat, dhe Korçë, sigurisht edhe në Tiranë.  Kemi zgjedhur të kandidojmë për kreun e bashkisë në Dropull. Duke qenë se Dropull ku kemi një kandidat të fortë që ka probabilitet shumë të lartë për të fituar.  Nuk po u ofrojmë qytetarëve një zgjedhje për kryetar bashkie, sepse në këtë fazë që jemi është e pamundur ta fitojmë këtë garë. Por ne mund të fitojmë këshillin bashkiak. Unë do u bëja thirrje qytetarëve sot për të vënë vëmendjen më shumë tek parlamentët e qyteteve. Më thoni 5 anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës. Nuk i njihni asnjërin prej tyre”- u shpreh Shabani.

 

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *