Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për Enkelejd Alibeajn. Berisha ankimoi vendimit e KAS, i cili urdhëroi KQZ që të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të kolegjit që përfundoi rreth orës 17:00.
Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka kërkuar pranimin e kërkesë padisë së Berishës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së zyrtare, Indrit Sefa tha se nuk mund të bëhet pranimi i një kërkese të tillë pasi është ilegjitime.
Më herët kërkesa u rrëzua nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike.