Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në përpmjekje për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja në det.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur shqiptari, Adem Qorri i cili jetonte me familjen e tij në Florida hyri në det për të shpëtuar një fëmijë i cili po mbytej por fatkeqësisht humbi jetën.