Ditën e nesërme në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues që do të shqyrtojë kërkesën e grupimit të Enkelejd Alibeajt për shfuqizuar vendimin për regjistrimin e koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe heqjen e logos së PD në dokument.
“Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument”, janë tre kërkesat e PD.
Njoftimi i plotë:
Në datën 28.03.2023 ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr. 7 Regj.Themeltar, Datë 27.03.2023, me:
PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa;
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.
Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:
“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjestare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.
Tiranë, më 27.03.2023
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë