Qeveria amerikane vlerësoi javën e kaluar një raport mbi rrjedhjen e materialit radiologjik nga një central bërthamore në Kinë.
Gjithçka filloi pas një paralajmërimit të kompanisë franceze që menaxhon centralin bërthamore, e cila foli ndër të tjera për një “kërcënim radiologjik të afërt”. Bëhet fjalë për centralin bërthamore në Taishan, province e Guangdong.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga kompania franceze Framatome, administrata Biden beson se situata nuk është ende në nivele rreziku të lartë.
Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se situata aktualisht nuk paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë e punëtorëve në fabrikë ose publikun kinez, është e pazakontë që një kompani e huaj t’i drejtohet në mënyrë të njëanshme qeverisë amerikane për ndihmë kur partneri i saj shtetëror kinez nuk pranon ende për ekzistencën e një problem të tillë.
/Marrë nga: CNN/ Përshtati: Priza.al/