Parashikimi i motit për ditën e sotme 28 mars 2023

Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje në shumicën e qarqeve.

Reshje mesatare shiu priten në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në Lindje (Verilindje dhe Juglindje) të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 7 / 13 °C

në vendet malore: 1 / 6 °C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *