SHBA/ Ja momenti kur e reja hyn në shkollën ku kreu sulmin me 6 viktima (Video)

Tështënat me armë në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-ve, shkaktuan 6 viktima (tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç). Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës.

Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeçe e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle.

Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe duke ecur nëpër korridor, duke drejtuar një pushkë gjysmë automatike.

Motivi i sulmit nuk dihe, por Hale kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, duke përfshirë pikat e hyrjes për në ndërtesë. Ajo ka lënë pas dhe shkrime të tjera që hetuesit po i shqyrtojnë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *