Forbes: Ky është reperi më i pasur edhe për këtë vit

Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit, me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes. “Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“ – raporton Forbes.

“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit.

Muajin e kaluar, ndërsa merrte pjesë në çmimet Grammy, ai zgjidhi gjithashtu një mosmarrëveshje ligjore disamujore me një nga kompanitë më të mëdha të pijeve në botë për konjakun D’Usse.

Barcardi fitoi shumicën e aksioneve, e cila thuhet se vlen rreth 750 milionë dollarë, një faktor kyç në rritjen e pasurisë së tij që nga viti i kaluar. Reperi vazhdon të ketë një “pjesë të konsiderueshme pronësie” në të.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *