Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre 1 shqiptar; 760 kg kokainë të fshehur nën…

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës dhe ka sekuestruar 760 kg kokainë të fshehur në një lëkurë të papërpunuar viçi. 20 masa sigurie janë lëshuar dhe mes të arrestuarve është edhe 1 shqiptar.

Vlera e kokainës në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove. Droga që u kap në Bolonja mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.

Mbi 700 kg kokainë ishin fshehur në copa, të paketuara dhe ishin identike në pamje, madhësi dhe peshë afërsisht 500 gram secila.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash. Operacione kontrolli u kryen në shtëpitë e të dyshuarve dhe gjithashtu u konfiskuan pesë makina dhe një motoçikletë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *