Një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një konteineri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksioni anti-drogë.
Konteineri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, konteineri iu nënshtrua në kontrolli të plotë ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Konteineri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.
Të tre u arrestuan në flagrancë. Ata janë të moshave 33, 28 dhe 23 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.
Në momentin e arrestimit, 3 shqiptarëve iu gjetën mjete për të hapur me forcë konteinerin. Kokaina do të kapte vlerën e 7 milionë Eurove nëse do shitej me pakicë. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë për të identifikuar marrësit fundorë të ngarkesës me kokainë.