Gjyqi për Arbër Paplekajn, Prokuroria kërkon të thirret Gazmend Bardhi

Ne seancën maratonë për Arbër Paplekajn, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar të thirret edhe deputeti i PD, Gazmend Bardhi.

Trupi gjykues është tërhequr për vendim. Ende nuk dihet se përse Bardhi është kërkuar të thirret nga trupi gjykues.

Kujtojmë se Arbër Paplekaj akuzohet nga togat e zeza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese.” Në seancën e shkuar u pyetën 4 dëshmitarë pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës. Në total në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit janë parashikuar të pyeten 59 persona.

Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për ‘vrasje me dashje në rrethana cilësuese’. Sipas Kodit Penal, Paplekaj rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla, Albert Nushi dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ akuzohen për shpërdorim detyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *