Spanja vijon ‘luftën’ me flakët

Zjarret në Spanjë vijojnë të shkatërrojnë pyje, ndërsa erërat po vështirësojnë punën e zjarrëfikësve për të shuar flakët. Mbi 1700 njerëz janë evakuuar në rajonet e Valencias dhe Aragonit (pjesa lindore e Spanjës) ndërsa zjarret vijojnë të jenë prezente në ditën e gjashtë.

Më shumë se 500 zjarrfikës të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë kanë punuar për të vënë zjarrin nën kontroll.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se moti jashtëzakonisht i ngrohtë ishte pasojë e ndryshimeve klimatike, teksa vizitoi qendrën komanduese të zjarrfikësve në provincën Valenciane të Castellon.

“Ne sapo po dalim nga dimri dhe tashmë po përballemi me temperatura të ngjashme me ato të verës dhe zjarre si ato të verës. Emergjenca klimatike nuk është një emergjencë për të ardhmen, kriza është këtu dhe është urgjente.”

Deri më tani më shumë se 4 mijë hektrarë tokë janë shkrumbuar. Zyrtarët i kanë bërë thirrje turistëve që të mos e vizitojnë pjesën lindore të Spanjës deri në përmirësimin e situatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *