U kërkua si dëshmitar në gjyqin për Xhuvanin, Gjykata ‘rrëzon’ Prokurorinë për Bardhin

Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që në seancën për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të dëshmojë edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi, i pranishëm në vendngjarje.

Në seancë gjykata ka thirrur si deshmitare familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani, por që nuk u paraqiten, së bashku me avokaten Rezarta Tahiraj.

Prokuroret Ritvan Sukaj, Platina Alickaj kanë kërkuar që përvec 59 deshmitarëve të thirret edhe drejtuesi politik i grupit të punes të PD ne Elbasan Gazmend Bardhi.

Kjo kërkesë e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për kërkesen e prokuroreve.

Pas tërheqjes për vendim, gjykata e hodhi poshtë vendimin e prokurorisë me arsyetimin se Bardhi duhet të ishte thirrur më herët në proces.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *