Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) për rezolutën e saj të propozuar për të hetuar sulmet në tubacionin Nordstream.
Vetëm tre vende votuan pro rezolutës së propozuar, me 12 shtete abstenuese. Mirëpo, të paktën nëntë vota pro ishin të nevojshme për të kaluar rezolutën e propozuar. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë ende në gjendje të vendosnin veton ndaj këtij propozimit.
Ambasadori i ShBA, Robert Wood, kishte deklaruar në Këshilllin e Sigurimit të OKB-së se SHBA nuk kishte asnjë lidhje me sulmin ndaj tubacioneve. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje pse Rusia do të përpiqej të miratonte rezolutën pasi shumica e anëtarëve të KS të OKB-së kishin shprehur pakënaqësi ndaj idesë.
Qeveria ruse ka akuzuar Gjermaninë, Danimarkën dhe Suedinë për fshehje në hetimet e tyre në sulmet në tubacionet Nord Stream shtatorin e kaluar.