Të papriturat e motit/ Rikthehen reshjet e borës në Korçë

Edhe ose jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat e motit vijojnë të jenë të paqëndrushme. Disa zona në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se temperaturat janë ulur ndjeshëm, 4 gradë në Korçë dhe -1 në Pogradec. Në këtë aks ndodhet gjithashtu një borëpastruese që po bën të mundur kriposjen e rrugës për t’u mos u regjistruar problematika.

Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale. Reshje dëbore aktualisht ka edhe brenda në qytet në Korçë dhe Pogradec.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *