Humbën jetën 81 shqiptarë, 26 vite nga tragjedia e Otrantos

Ditën e sotme shënohen 26 vite nga tragjedia ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.

Më 28 mars të vitit 1997, humbën jetën 81 shqiptarë shumica gra dhe fëmijë të pambrojtur nga i ftohti në brendësi të anijes. Sot 23 viktima mbeten ende pa varr. Vetëm 61 të tjerë mundën t’i mbijetonin tragjedisë së Otrantos.

Anija me 115 shqiptarë në bord lundronte drejt Italisë. Për të bllokuar hyrjen ilegale të emigrantëve që donin të shpëtonin nga trazirat e vitit 1997 anija “Kateri i Radës” u përball me goditjet e anijes luftarake “Sibilla”. Ata që nuk dinin të notonin  u munduan të  hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën.

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorrën nga fundi i detit anijen e mbytur,  “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden disa prej të mbyturve. Komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *