Së fundmi, në diskutimin për virgjërinë, gjinekologu Shkëlqim Balili shprehet se është thirrur për të konstatuar nëse një vajzë apo grua ka qenë e tillë.
Ai e konsideron këtë një plagë të shoqërisë, ndërsa sjell edhe një rast kur familjarët dyshonin se vajza e tyre 14-vjeçare ishte shtatzënë, por rezultoi të ishte një ndërlikim kritik shëndetësor.
Shkëlqim Balili: Një vajzë 14 vjeçe na ka ardhur në urgjencë me dhimbje të forta, nga Gramshi, me një grumbullim prej 6-7 muajsh a 8 muajsh të periodave në bark, ishte grumbulluar, po plaste mitra dhe njerëzit në familje mendonin se kjo është shtatzënë dhe e sollën në maternitet.
Ne pamë që himeni ishte komplet fibroz, komplet i fortë, totalisht i mbyllur dhe është një patologji që quhet hematokorpos, grumbullim i gjakut në bark kur himeni është intakt dhe është shumë i fortë. Ne e hapëm, i lajmëruam ata si është problemi dhe e hapëm me bisturi. Nxorëm 2 kilogramë gati reçel, kaogula të errëta që kishin disa muaj që mbaheshin, ishte në gjendje kritike vajza.