Blutë aksion në Tiranë, arrestojnë 17 persona për shkelje të ligjit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– R. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. A., si dhe një shumë parash shtetasit O. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.   Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. H. (D)., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 18 vjeç dhe Xh. B., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– G. P., 18 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– A. K., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.  –

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi V. Z., 52 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *