Dhunoi familjarët, arrestohet fieraku në Kakavijë, procedohen dy të tjerë

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Granit Banaj, 35 vjeç, banues në Fier, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Ll. S., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka shkatërruar tokën me të mbjella të një shtetaseje dhe e ka kanosur me fjalë atë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *