Mrekullia inxhinierike! Ndërtesa ‘ecën’ sikur të ketë këmbë (Video)

Le të fillojmë me një premisë të domosdoshme: ndërtesat mund të ndërtohen dhe shemben, por ato gjithashtu mund të zhvendosen. Nuk është as e thjeshtë dhe as ekonomike, por është e mundur. Teknologjitë e përdorura zakonisht për këto lëvizje përfshijnë ndërtimin e një pllake betoni nën ndërtesën që do të zhvendoset, dhe rrëshqitjen e saj në udhëzues dhe binarë të veçantë.

Sikur të ketë këmbë

Por një kompani kineze e specializuar në këtë lloj spostimi shkoi më tej, duke bërë të mundur që ndërtesa të ecë për disa dhjetëra metra. Pallati, me peshë mbi 7,600 ton, ishte ngritur mbi 200 mbështetëse hidraulike të cilat më pas u bënë të lëviznin si këmbët e një insekti të madh. Rezultati nuk është asgjë më pak se i mahnitshëm: për 18 ditë ndërtesa u zhvendos 61 metra për të hapur rrugën për një qendër të re tregtare.

Projekti u drejtua nga inxhinieri Lan Wuji i cili, pas disa vitesh studimi, nga viti 2018, më në fund ishte në gjendje të zbatonte këtë teknikë “ndërtimi në ecje” me rezultate të shkëlqyera.
Një shembull i zgjuarsisë së njohur kineze që lejoi të mbrojë një nga ndërtesat më të vjetra në qytetin e Shangait, e cila mbeti në zemrat e shumë qytetarëve sepse për një kohë të gjatë strehonte një shkollë të frekuentuar nga shumë banorë të lagjes.

/Burimi: La Repubblica/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *