Shtetasi 42-vjeçar Reshat Zekthi ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge në bashkëpunim. Ndaj tij gjykata kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’ për veprën penale “Prodhim i shitjeve narkotike.”
Por Zekthi nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017 ai u arrestua për falsifikim parash në Elbasan. Në banesë, iu gjetën 28 mijë euro të falsifikuara.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.