Statuja e Messit do të qëndrojë pranë Maradonës dhe Peles në muzeun CONMEBOL

Lionel Messi doli nga hija e Diego Maradonës duke udhëhequr Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar.

 Një statujë (video) e sulmuesit  do të qëndrojë përkrah “paraardhësit të tij” Diego Maradona dhe të madhit  Pele në muzeun e federatës së Amerikës së Jugut.

Messi, duke mbajtur një kopje të trofeut të Kupës së Botës, qëndroi pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni në selinë e (CONMEBOL).

35-vjeçari “imitoi” Maradonën e ndjerë duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit të parë të Kupës së Botës.

“Nuk e kisha ëndërruar apo menduar kurrë këtë”, tha Messi. “Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha i vogël, të bëhesha një futbollist profesionist, të bëja atë që kam dashur gjithmonë në këtë jetë.

“Kam pasur një rrugë shumë të gjatë, shumë gëzime dhe humbje, por gjithmonë kam parë përpara.

“Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, të luftosh për ëndrrat e tua, se gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, që është gjëja më e bukur që ekziston”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *