Luizi: Nëse nuk e fitoj BBV do shkoj te “Grande Fratello”

Luiz Ejlli e ka gati synimin e radhës. Ai ka shprehur sot dëshirën se nëse nuk del fitues nga ‘Big Brother VIP Albania’ do të provojë ‘Grante Fratellon’. Luizi bëri të ditur se me italishten është shumë mirë, madje shtoi se me batutat është edhe më mirë se në gjuhën shqipe.

Po ashtu, ai tha se nëse do bëhej pjesë e atij reality do kishte mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Itali, pasi janë shumë.

“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grante Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”,– shprehet Luizi.

Me siguri me famën që ka marrë në vendin tonë, një ofertë për të qënë pjesë e atij reality nuk do mungonte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *