Rama takohet me Mitsotakis para Samitit të NATO-s, ja çfarë u diskutua

Kryeministri Rama ka takuar sot kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis para nisjes së Samitit të NATO-s në Bruksel.

Ata kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve në Ballkanin Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka dhënë mbështetjen e Athinës.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kyriakos Mitsotakis ka ripërsëritur interesin e qëndrueshëm dhe të përhershëm të Athinës për pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe të vendosjes së ligjit , të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë .

Gjithashtu kryeministri grek ka përgëzuar Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *