Dardanët bëhen gati për raundin e 2 të kualifikuesve Euro 2024

Kosova luan ndeshjen e saj të dytë në kualifikueset e Euro 2024 e cila do të luhet në Prishtinë te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës në ndesjen e tyre hapëse arriti të marrë një barazim në Tel-Aviv kundër Izraelit .

Mysafirët presin në orën 20:45 kombëtaren e Andorrës, e cila kthehet pas humbjes në shtëpi 0-2 kundër Rumanisë.

Duke qenë se janë vendosur përkrah Zvicrës, Izraelit, Rumanisë, Bjellorusisë dhe kundërshtarëve të tyre të ardhshëm Andorrës në Grupin I, nuk ka asnjë arsye pse Kosova mos të marrë vendin e dytë në tabelë pas Zvicrës.

Statistikat flasin kundër Kosovës faktikisht, duke qenë se kanë vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit, megjithatë tekniku Alain Giresse duket mjaft optimist për një kualifikim të mundshëm duke ditur se ka një ekip të talentuar.

Formacioni i  dardanëve në këtë sfidë pritet të jetë: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Dresevic, Muslija; Zhegrova, Muriqi dhe  Rashica .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *