Greqi, në pranga ‘furnizuesi’ shqiptar, sekuestrohen mijëra euro

Goditet një grup i shpërndarjes së kokainës në Greqi, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar dhe një grek.

Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Larisa, ku është arrestuar një 32 vjeçar shqiptar dhe një grek 48 vjeç. Sakaq, janë sekuestruar mbi 640 gram kokainë, 4725 euro, 5 celularë etj.

Rezulton se shqiptari furnizonte me kokainë grekun dhe ky i fundit e shpërndante në klientë të ndryshëm me mjetin e tij taksi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *