Juventusi është rikthyer në qendën stërvitore, bardhezinjtë kanë rinisur stërvitjet në Continassa pas disa ditësh pushim.
Mungojnë ende disa lojtarë të cilët janë të angazhuar me kombëtaret.
Bremer dhe Alex Sandro gjithashtu janë kthyer në qendrën stërvitore pas aventurës me Brazilin.
Lojtarët po stërviten për ndeshjen e fundjavës kundër Veronës e cila luhet në Allianz Stadium në orën 20:45