Një 64-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë, pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike nga Kakavija drejt fqinjit tonë jugor, Greqisë. Sipas njoftimit të bluve mësohet se 64-vjeçari banues në Fier ka tentuar të kalonte një pako kokainë, të cilën e kishte fshehur në automjetin e tij.
Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.