U kap me kokainë te Komuna e Parisit, arrestohet qytetari

Artur Zhuleku, 47 vjeç është vënë në pranga, pasi është kapur me 400 gramë kokainë. Ai është prangosur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. I arrestuari rezulton se jeton në të njëjtën zonë ku dhe u vu në pranga. 47-vjeçari rezulton se është një person me precedentë penalë.

Ai është arrestuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën gjë. Zhuleku u prangos bashkë me katër persona të tjerë në atë kohë, pasi akuzohej se shpërndante drogë në klubet e natës. Më poshtë gjeni foto e 47-vjeçarit të arrestuar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *