Ngjarja e rëndë që iu komunikua banorëve, preku dhe mërziti shumë këta të fundit. Në shtëpi pllakosi heshtja, lotët dhe një gjendje paniku.
Për ta “thyer” disi situatën e trishtë, dy opinionistët e këtij edicioni të dytë të Big Brother, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari trokitën në shtëpinë e banorëve, për të qenë pranë tyre në këto momente.
Ata kishin marrë me vete një tortë, me rastin e ditëlindjes së Nitës. Zhaklin dhe Arbër i uruan Nitën ditëlindjen dhe u takuan me të gjithë banorët e tjerë.
Të gjithë së bashku dolën në oborr për të darkuar dhe për të festuar ditëlindjen e saj.
Luizi e pyeti Arbrin në lidhje me Kiarën se si është.
Arbër Hajdari: Nuk lejohet me fol për lojën
Luizi: Mirë, po si është Kiara
Arbër Hajdari: Mirë, top janë të gjithë
Luizi: Më ka kput malli për zotin. 90 ditë me të o vlla, 91 ditë…