Arrestohet dhe gjobitet i riu; manovra të rrezikshme në rrugë, nën efektin…

Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogëtestues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *