Deputetja e PD Jorida Tabaku njofton se ka depozituar në Kuvend një amendament në lidhje me Draft-Ligjin për tatimin në 23% për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. Tabaku shpjegon se qeveria synon që të diskrimonojë të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe se po shkel edhe më shumë të ardhurat e shtesës së mesme.
Amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke I smangur ato një politikë fiskale dhe tatimore diskriminuese dhe regressive.
Ndryshimi i Dispozitës Kalimtare të kërkuar në Amendament kërkon që të përfshijë në përjashtim deri në fund të vitit 2029 të gjithë ata biznese të vogla dhe profesionistë të lirë që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit duke shmangur një përjashtim që as relacioni dhe as qeveria nuk mundi t’i japë një arsyetim të saktë.
Postimi i Tabakut: