Adele: Fansat prisnin albumin, unë isha duke abuzuar me alkool-in

Këngëtarja me famë botërore Adele ka treguar se ka pirë katër shishe verë para drekës gjatë karantinës. The Sun, shkruan se teksa mbante një gotë verë në dorë Adele bënte rrëfimin e saj para publikut në Las Vegas.

Ajo u shpreh se: “Më kujtohet kur erdha këtu gjatë karantinës Covid-19, ishte ora 11 e mëngjesit dhe kisha të paktën katër shishe verë si të gjithë ne. Unë thashë në vitin 2020 se doja të publikoja albumin tim dhe ne të gjithë ishim në shtëpi të dehur”.

Kujtojmë se këngëtarja vitin e kaluar, u shpreh në një intervistë me Oprah Winfrey se ajo kishte hequr dorë nga pija pas vdekjes së babait të saj Mark Evans nga kanceri i zorrëve në maj 2021 në moshën 57-vjeçare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *