Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me tre kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se tanimë, 3 kampionet janë edhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë” – shkroi Rama në Facebook.