Kapet kokainë e fshehur në kontejner me vlerë 7 mln €, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë një aksioni antidrogë.

Një ngarkesë me kokainë, e fshehur brenda një kontejneri me banane, u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Thuhet se kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori.

Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Kontejneri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.

Të tre u arrestuan në flagrancë. Ata janë të moshave 33, 28 dhe 23 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Në momentin e arrestimit, 3 shqiptarëve iu gjetën mjete për të hapur me forcë konteinerin.
Kokaina do të kapte vlerën e 7 milionë eurove nëse do të shitej me pakicë. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë për të identifikuar marrësit fundorë të ngarkesës me kokainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *