Komisioni Rregullator është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar projektvendimin: “Për përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotesojë personeli i kualifikuar për përdorimin e pajisjes së votimit dhe numerimit elektronik të votuesve në qendrën e votimit, si dhe procedurave të rekrutimit”.
Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e komisionit pasi e morën projektvendimin dhe e shqyrtuar nen për nen, vendosën miratimin e tij. Të pestë anëtarët e komisionit vendosën që të miratonin projekvendimin.