Teksa na ndajnë pak javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, vetë kryeministri Ei Rama ka shkelur ligjin, duke përdorur buxhetin e shtetin për fushatën e PS. Këtë të mërkurë Rama pas mbledhjes se qeverisë premtoi shërblim për pensionistët me 5 mijë lekë, duke shkelur Kodin Zgjedhor, i cili në pikën 4 të nenit 91 thotë:
“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”
Foto ilustruese
Kjo fakton se kryeministri ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor, gjë për të cilën Rama u pyet edhe nga gazetarë, por në kundërpërgjigje ai u justifikua duke thënë se premtimi është thënë më parë. Për Ramën kjo nuk është hera parë që tregon indiferencë ndaj fakteve që i ‘përplasen’ në fytyrë.
Përveç shpërblimit për pensionistët, Rama nuk dinjoi të shkelë sërish kodin, duke premtuar edhe rritjen e pagave në administratë, ku synohet që paga mesatre të shkojë në 9000 mijë euro.
Kujtojmë që disa javë më parë kryekomisioneri Celbashi përsëriti thirrjen që partitë politike të bëjnë kujdes gjatë fushtës, thirrje që si duket ka shkuar në ‘vesh të shurdhet’.