Fidel Ylli: Ja si do të rregullohen bastet

Fidel Ylli shpjegoi se si do të realizohen kontrollet e basteve duke u shprehur se edhe vetë lojtarët që do të vënë skedina do të taksohen njësoj si të gjithë ata që punojnë.

“Që të marrësh një licencë bastesh duhet të kesh një herë një histori se kush je ti. Çfarë personi je? Ke apo nuk ke eksperiencë në këtë fushë. Sa para ke? Dhe duhet të lësh garanci. Pra në rast se dikush luan në një kompani bastesh dhe fiton, nëse ai që ka një kompani bastesh, pronari nuk i jep paratë.

Çfarë do bësh? Shteti thotë që ai që e merr do të lërë një garanci bankare x milionë dollarë në bankë dhe këto janë garanci për lojtarin.Siç tatohesh ti për rrogën, siç tatohem unë për rrogën edhe lojtarët do tatohen. Kontrolli online do të jetë gjëja kryesore”-tha Fidel Ylli.

Po ashtu Fidel Ylli sqaroi se bastet nuk do të vihen më me anë të parave ‘cash’, të gjitha pagesat do të bëhen me kartë, kjo gjë sipas tij do e bëjë më të lehtë kontrollin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *