Greqi/ Momenti kur qëllohet për vdekje Pëllumb Islami, klientët largohen te tmerruar(Video)

Del videoja e vrasjes së hidraulikut shqiptar, Pëllumb Islami, i cili u qëllua për vdekje në një kafenë në një kafene në Nea Joni. Sipas pamjeve filmike persona të grupit “L” kanë mbërritur në kafenenë Nea Ionia, kanë hyrë në një dhomë VIP dhe janë takuar me pronarin e dyqanit.

Djali i restorantit ishte plagosur një ditë më parë. Familjarët kishin bërë një hetim për mënyrën sesi u sulmua adoleshenti dhe kishin thirrur një grup shqiptarësh për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur në ngjarje që prej natës së kaluar. Në atë kohë në kafene ka hyrë një tjetër shqiptar, i cili ishte vëllai i një anëtari të një bande rivale dhe sapo i ka parë i ka sulmuar verbalisht duke i thënë “çfarë po bëni këtu, çfarë po ndodh?”

Situata u përshkallëzua shpejt, u nxorrën armët dhe si pasojë tragjike u qëllua hidrauliku fatkeq.

Siç raportohet, viktima ka qenë i ulur në të njëjtën tavolinë me një nga anëtarët e bandës kundërshtare që ka pasur llogari të hapura me autorin. I ndjeri ishte duke konsumuar pijen e tij dhe duke parë televizor kur papritmas u nxorrën armët.

Nuk pati kohë as të reagonte. Plumbi e goditi në shpatull dhe e vrau. Klientët që ndodheshin në kafene në atë moment nisën të vrapojnë, të tjerët u fshehën nën tavolina dhe u përpoqën të mbuloheshin.

Pamjet e autorëve u gjetën që në momentin e parë në prangat e policisë dhe u analizuan. Më shumë se një muaj më vonë, autoritetet kanë në dorë identitetet e protagonistëve të ngjarjes. Ata janë anëtarë të një bande shqiptare të linjës së ashpër, të cilët janë arrestuar vazhdimisht dhe akuzuar për pastrim parash, grabitje, rezistencë ndaj autoriteteve, grup kriminal dhe trafiqe.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *