Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë e Cërrikut

Berisha prezanton kandidatin për bashkinë Cërrik, Servet Duzha. I diplomuar për inxhinieri në universitetin Politeknik të Tiranës.

Berisha: Është kënaqësi të paraqes para jush kandidat për kryetar Servet Duzhën. Është një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së, sikundër një nga më të suksesshmit e qeveritarëve vendorë. Më 14 maj, ju ftoj të votoni Servet Duzhën, të cilin ju e njihni në të gjitha aspektet, vlerat e tij menaxhuese, drejtuese, vlera të larta morale dhe familjare, ndershëmrinë dhe transparencën. Përkushtimin e madh që do ndryshojë gjendjen në Cërrik. Të gjithë kandidatët tanë për kryetar bashkie, kanë një të veçante, janë kanididatë të vullnetit dhe votës suaj. Ju garantoj ju është një arritje e madhe, një respekt përmbysje, e praktivae të mëparshem. Nëse deri dje ai që ju përfaqësonte ju sugjerohej nga kryetari sotvaret nga ju, duhet të punojë me përkushtim që ta meritojë këtë votë. Kjo është forma më ë e shkëlqyer e përfaqësimit qytetarëve. Më 14 maj ju ftoj të votoni Servet Duzhën dhe ndryshimin, në mënyrë që të gjitha potencialet e kësaj bashkie t’ju rikthehen ju, në punësim dhe mbështetje. Ky ndryshim është shumë i madh krahasuar me qeverisjen aktuale e cila është një klonim i qeverisjes qendore, pa transparencë, në të cilën paratë tuaja shpërdorohen nga një grup i ngushtë i qeveritarëve vendorë, njësoj si në Tiranë, nga grupi i ngushtë i Edi Ramës. Kreu aktual i Bashkisë shpërndan tendera. Ky imiton Edi Ramën, baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera. Familjarët e kryeministrit nuk mund të marrin pjesë në tendera, në asnjë tender publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *