Fiorentino Perez aktivizon radarët për sulmuesin e Bayern

Galaktikët po planifikojnë të bëjë shpenzime të mëdha në merkaton e verës.

Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me anësorin e Gjermanisë dhe Bayern Mynihut, Leroy Sane, i cili shihet nga Madrilentët si një lojtar që i përshtatet lojës sulmuese të Ancelotit.

Plani për transferimin e Sane është një reagim i shpejtë i zërave që përfshijnë largimin e Marko Asensios drejt një aventure të re.

Sane duket se nuk i është përshtatur filozofisë gjermane e cila ka bërë që mos të ketë rendimentin që ai kishte kur lunate në Manchester.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, gjermani është i lidhur me një largim nga bavarezët së bashku me sulmuesin gjerman Serge Gnabry.

Florentino Perez nga ana tjetër, i cili është  në kërkim të një sulmuesi, e ka vënë Sane në fokus kryesor të merkatos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *