Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë.
Një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksionit antidrogë.
Thuhet se kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, kontejneri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Kontejneri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.